Lidhje

Gara presidenciale Mekein-Obama ashpërsohet me afrimin e zgjedhjeve


Kur kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në zgjedhjet e 4 nëntorit, gara presidenciale midis republikanit, Xhon Mekein dhe demokratit, Barak Obama, duket shumë e ashpër. Analistët thonë se javët e fundit të fushatës duket se do të jenë intensive dhe të mbushura me sulme partiake dhe reklama negative në televizion. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhim Malone, i hedh një vështrim situatës.

Reklamat e mbushura me sulme transmetohen kudo, në televizion, radio dhe në internet. Disa reklama janë krijuar brenda pak orësh.

Një reklamë nga fushata e zotit Mekein e sulmon senatorin Barak Obama në lidhje me problemin e taksave.

"Taksa të larta. Zgjidhje e vështirë për buxhetin tuaj. Ende jo i gatshëm të udhëheqë. Ky është Obama i vërtetë".

Fushata e zotit Obama u përgjegj me një sulm mbi senatorin Mekein dhe lidhjeve të tij me lobistët.

"Lobistët janë duke drejtuar në prapaskenë fushatën e tij. Paratë---, miliarda dollarë në lehtësim taksash për kompanitë e naftës, atyre farmaceutike, por pothuajse asgjë për familjet si ju".

Por, për të dyja palët që sulmojnë njëra-tjetrëm me reklama negative, ekspertët thonë se është e vështirë të kuptosh nëse njerëzit janë duke u kushtuar vëmendje ose janë duke u ndikuar më shumë.

Anketuesja demokrate, Selinda Lejk, thotë se disa anketa të fundit jo partiake ku ajo ka marrë pjesë, tregojnë se zoti Obama dhe zoti Mekein ende pëlqehen nga publiku.

"Të dy kandidatët ende paraqiten tejet pozitivë. Ju do të mendoni nga njoftimet e shumta të shtypi se pikëpamjee e kandidatëve shihen negativisht nga votuesit, por kjo nuk është e vërtetë".

Të dyja fushatat ankohen se sulmet e kundërshtarëve janë shpesh të pasakta dhe jo të vërteta.

Por ekspertët parashikojnë se sulmet politike dhe reklamat negative vetëm se do ta shtojnë aktivitetin në fushatë gjatë javëve të fundit.

Për muaj me rradhë, zoti Obama është duke kryesuar në sondazhe. Por gjatë javëve të fundit, zoti Mekein është fuqizuar dhe tani kryeson në disa anketa.

Përzgjedhja nga zoti Mekein e Guvernatores së Alaskës, Sarah Pejlin, si kandidate për nënpresidente ka entusiazmuar social-konservatorët brenda Partisë Republikane. Tani, zoti Mekein e paraqet vehten si reformator i aftë për ndryshime politike në Uashington.

"Dua t'i paralajmëroj të gjithë, secilin prej tyre, prisni se ndryshimi do të jetë i shpejtë, ndryshimi i vërtetë në Uashington DC ëpo vjen. Ne do t'i ndryshojmë gjërat rrënjësisht".

Demokratët ankohen se sulmet mbi zotitn Obama kanë larguar vëmendjen e votuesve nga preblemet reale në fushatë, veçanërisht në ekonomi.

Ata janë duke i bërë thirrje zotit Obama të kundërpërgjigjet, të vetëdijshëm se ishin sulmet republikane që zhvlerësuan kandidaturën për president të Xhon Kerit katër vjet më parë. Gjatë ditëve të fundit, zoti Obama duket se është duke e marrë parasysh këshillën e tyre.

"Mjaft. Nuk më duhet se çfarë thonë për mua, por unë e dua shumë këtë vend dhe nuk mund të lejoj që ata të fitojnë përsëri në zgjedhje me gënjeshtra, nervozizëm falso dhe me faktet e reklamave. Kupa është mbushur".

Analistët politikë thonë se debatet presidenciale të këtij viti do të jenë vendimtare për të ndihmuar votuesit të vendosin mbi këtë garë shumë të ngushtë.

Janë caktuar tre debatet presidenciale, duke filluar nga 26 shtatori në Universitetin e Misisipit. Përveç këtyre, do të ketë një debat midis kandidatëve për nënpresidentë, republikanes, Sara Pejlin dhe demokratit, Xho Bajden.//iç//

XS
SM
MD
LG