Një komision i Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Serbisë për ta futur në programin e Asamblesë së Përgjithshme çështjen nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të vendosë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ia paraqiti kërkesën Komisionit të Përgjithshëm të OKB-së të mërkurën në Nju Jork.
Zyrtarët serbë shpresojnë që shumica e anëtarëve të OKB-së ta mbështesin kërkesën e tyre për një opinion këshillues nga gjykata e vendosur në Hagë kur çështja të shtrohet për votim në Asamblenë e Përgjithshme.
Serbia këmbëngul që shpallja e pavarësisë nga udhëheqësit shqiptarë të Kosovës në shkurt ishte e paligjshme.
Shtetet
e Bashkuara dhe 46 vende të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia, e
mbështetur nga anëtarja me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Rusia,
këmbëngul në ruajtjen e sovranitetit të saj mbi Kosovën. //bsa//