Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të takohet me një numër udhëheqësish botërorë gjatë javëve të ardhshme, mes së cilëve edhe presidentin afgan Hamid Karzai.
Takimi me zotin Karzai është planifikuar për në 26 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe pritet të mbulojë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtarë për të përmirësuar sigurinë, qeverisjen dhe rindërtimin e Afganistanit.
Para takimit, Shtëpia e Bardhë tha se zoti Bush do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në datat 22 deri më 24 shtator.
Në Nju Jork, presidenti do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun dhe do të kryesojë një takim të vendeve të Hemisferës Perendimore që kanë nënshkruar marrëveshje të tregëtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se zoti Bush do të takohet këtë muaj në Washington me kryeministrin e Kuvajtit Sheik Naser Al-Sabah, presidentin e Libanit, Mishel Sulejman dhe presidentin e Lituanisë Valdas Adamkus. Më 13 tetor presidenti ka në plan të takohet me kryeministrin italian Silvio Berluskoni.