Udhëheqës nga Londra deri në Moskë u bashkuan me Shtetet e Bashkuara në përkujtim të 7 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, bisedoi sot në telefon me Presidentin Bush dhe i shprehu popullit amerikan ndjenjat dhe lutjet e tij.
Presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano mbajti një moment heshtjeje në Pallatin Presidencial Kuirinale në Romë. Ndërsa Rusia zhvilloi një ceremoni përkujtimore në kishën historike ortodokse të Shën Katerinës në Moskë.
Në mesazhet e tyre, zoti Braun dhe zoti Napolitano përsëritën vendosmërinë e tyre për zhdukjen e terrorizmit. Në Moskë, Presidenti Dmitri Medvedev tha se Rusia është e gatshme të bashkërendojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkohë, trupat amerikane në Afganistan me rastin e këtij përvjetori organizuan një ceremoni në një bazë ushtarake pranë Kabulit.//lk