Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte i lejoi ish-Presidentit të Serbisë, Milan Milutinoviç, lirim të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore.
Lirimi për tre javë i ish-presidentit u dha nën kushte të rrepta, duke përfshirë 24 orë survejim elektronik. Është e paqartë çfarë procedurash duhet të ndjekë ai.
Zoti Milutinoviç është në proçes gjyqësor në Hagë së bashkë me 5 të akuzuar të tjerë për krime lufte gjatë shtypjes barbare serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë në fund të viteve 1990.
Prokurorët e akuzojnë atë për bëshkëpunim me ish-Presidenti e Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç për ta mbajtur Kosovën nën kontrollin serb duke larguar me forcë mijëra shqiptarë.
Të pandehurit gjithashtu akuzohen për mizoritë e bëra nga trupat serbe dhe se dështuan të dënonin autorët.
Të gjashtë të pandehurit kanë thënë se janë të pafajshëm. (ze)