Lidhje

Qeveria amerikane merr masa për zbutjen e krizës së shtëpive


Qeveria amerikane po përgatitet për të marrë nën administrim dy kompanitë më të mëdha të kredive të shtëpive në Shtetet e Bashkuara, Feni Mei dhe Fredi Mek, në përpjekje për t’i mbrojtur ato nga falimentimi.

Burime të afërta me bisedimet ndërmjet zyrtarëve të administratës së presidentit Bush dhe drejtuesve të kompanive thonë se të dyja palët i diskutuan planet dje.

Sipas planit, qeveria federale mund të përdorë para nga taksat për të paguar humbjet e dy kompanive, ndërkohë që drejtuesit e tyre do të zëvendësoheshin.

Rënia e tregut të shtëpive në Shtetet e Bashkuara u ka kushtuar Fredi Mekut dhe Feni Meit miliarda dollarë. Këto dy kompani shërbejnë si garantuese, ose zotërojnë gjysmën e kredive për blerje shtëpish në Shtetet e Bashkuara. Mbarëvajtja e tyre ndikon te mbarë ekonomia amerikane.//lk

XS
SM
MD
LG