Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka mundësi që Presidenti Xhorxh Bush të bëjë të njohur javën e ardhshme vendimin e tij për nivelin e ardhshëm të trupave amerikane në Irak.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se zoti Bush është konsultuar me komandantin më të lartë të ushtrisë amerikane në Irak, Gjeneralin Dejvid Petreas.
Në një intervistë në fillim të kësaj jave, Gjenerali Petreas tha se në qoftë se siguria në Bagdat do të jetë e qëndrueshme, trupat luftarake amerikane mund të tërhiqen nga qyteti nga korriku i vitit të ardhshëm.
Zyrtarët amerikanë thanë se këshilltarët më të lartë të Presidentit Bush për mbrojtjen, kanë rekomanduar të mos ketë pakësim të mëtejshëm të forcave amerikane nga Iraku gjatë këtij viti dhe një reduktim të vogël me një brigadë me një numër ushtarësh nga 3-5mijë në muajin janar, pak kohë përpara se Presidenti të largohet nga detyra.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti nuk dëshëron të ndërmarrë ndonjë veprim që mund të dëmtojë arritjet në përmirësimin e sigurisë në Irak të realizuara gjatë vitit të kaluar.
Zyrtarët thanë se këshilltarët ushtarakë gjithashtu propozuan që, në fillim të vitit të ardhshëm, një brigadë luftarake të dërgohet në Afganistan, në vend që të dërgohet në Irak.//lk