Lidhje

Barroso: Serbisë mund t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE më 2009


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso tha se ekziston mundësia që Serbisë t’i jepet vitin e ardhshëm statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Barroso u tha gazetarëve sot në Bruksel se ky nuk është një premtim nga ana e Bashkimit Evropian, por ekziston mundësia për një zhvillim të tillë nëse Serbia plotëson në vitin 2009 kërkesat e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se vendi i tij do të bëjë ç’është e mundur të përshpejtojë procesin, duke përfshirë dhe bashkëpunimin me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Hagë.

Por zoti Tadiç tha se Serbia nuk është e përgatitur të njohë pavarësinë e Kosovës, megjithëse shumë vende të Bashkimit Evropian e kanë bërë një gjë të tillë.

Në Beograd, parlamentarët serbë janë duke debatuar ratifikimin e një marrëveshjeje të re për zgjerimin e lidhjeve të Serbisë me Bashkimin Evropian. (ze)

XS
SM
MD
LG