Guvernatori i Luizianës, Bobi Xhindal, ka shpallur gjendjen e
emergjencës në shtetin e tij, pasi meteorologët kanë paralajmëruar se stuhia
tropikale Gustav do të drejtohet për në Gjirin e Meksikës.
Specialistët thanë sot se Gustavi mund të ketë forcën e një uragani të
shkallës 3 me shpejtësi ere 180 km në orë gjatë ditëve të ardhshme. Qendra
Kombëtare e Uraganeve parashikoi që stuhia do të godiste mes Texasit dhe
shtetit të Floridas të martën në mëngjes.
E premtja ësht tre vjetori i uraganit Katerina, i cili shkatërroi
qytetin e New Orlins , duka vrarë qindra vetë dhe duke shkaktuar rreth 100
miliard dollarë dëme.
Me shkatërrimet e uraganit Katerina ende të freskëta në kujtesën e
tyre, zyrtarët amerikanë po pregatisin ndihmën emergjente për banorët e zonës
së gjirit. Largimi i të moshuarve dhe të sëmurëve në shtrat nga New Orleansi
mund të nisë të premten.