Burime nga kampi i kandidatit republikan Xhon Mekein u kanë thënë agjencive të lajmeve, se ai e ka zgjedhur kandidatin për nënpresident.
Zoti Mekein do ta prezantojë zyrtarisht atë në një tubim në Ohajo nesër në mëngjes, një ditë pasi zoti Obama të pranojë emërimin e partisë së tij si kandidat.
Mes kandidaturave të mundshme janë ish-guvernatori i Masaçusetsit Mit Romni, guvernatori i Minesotës Tim Polenti dhe senatori Xho Liberman.
Zgjedhja e
mundshme e këtij të fundit, po kritikohet ashpër nga konservatorët për
mbështetjen e tij për aborti. Zoti Liberman ka qenë kandidat demokrat për
nënpresident në vitin 2000, kur ishte kandidat për president ishte Al Gor. Ai
është tani senator i pavarur. //mm//