Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner tha se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë pas njohjes prej Moskës të pavarësisë së territoreve gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë. Zoti Kushner i bëri komentet sot në Paris, në prag të takimit të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian javën e ardhshme.
Franca, që mban presidencën e radhës të Bashkimit, ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.Presidenti rus Dmitri Medvedev u përpoq sot të sigurojë mbështetje për qëndrimin e vendit të tij ndaj krizës gjeorgjiane nga aleatët aziatikë në takimin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim që po zhvillohet në Taxhikistan.
Grupi shprehu shqetësim për situatën dhe u bëri thirrje të gjitha palëve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut.Kina shprehu shqetësim për njohjen e
Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nga Moska. // mm //