Lidhje

Kroaci: Arratiset kirurgu i shpallur fajtor për marrje rryshfetesh


Një kirurg i dënuar me nëntë vjet burg në Kroaci është larguar për në Bosnjë-Hercegovinë, pasi është gjetur fajtor për mitmarrje gjatë një gjykimi historik kundër korrupsionit.

Një gjykatë në qytetin port të Adriatikut, Rijeka, e shpalli fajtor kirurgun Ognjen Simiç për marrje rryshfetesh në shumën 43 mijë dollarë nga 18 pacientë gjatë një periudhe 8 vjeçare deri në vitin 2006.

Avokati i mjekut i tha sot agjencisë kroate të lajmeve HINA se Simiçnuk mund të ekstradohet në Kroaci sepse ai është shtetas boshnjak. Dënimi i zotit Simiç është ndër më të rëndët për korrupsion që nga pavarësia e Kroacisë në 1991. Kjo ndodh ndërkohë që vendi po përpiqet të provojë se i ka shtuar përpjekjet për luftimin e korrupsionit, një sfidë në aspiratat e Kroacisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG