Lidhje

Ambasadori Beirli: SHBA nuk dëshirojnë ta izolojnë Rusinë nga komuniteti ndërkombëtar


Ambasadori amerikan në Rusi konfirmoi se Shtetet e Bashkuara u kishin kërkuar udhëheqësve gjeorgjianë që të mos përdornin forcën në Gjeorgji.

Në intervistën e tij të parë që kur morri këtë post para një muaji, ambasadori Xhon Beirli tha sot për gazetën e Moskës, Komersant, se përgjigja e parë e Rusisë ndaj ndërhyrjes së Gjeorgjisë në Osetinë Jugore ishte e ligjshme. Por ai shtoi se Rusia shkoi shumë larg kur disa politikanë të këtij vendi bënë thirrje për ndryshimin e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjeorgji dhe vunë në pyetje integritetin territorial të atij vendi.

Ambasadori Beirli tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë ta izolojnë Rusinë nga komuniteti ndërkombëtar, madje vazhdojnë të përkrahin kërkesën e saj për tu anëtarsuar në Organizatën Botërore të Tregtisë. Por ai tha se veprimet e Rusisë kanë ngritur shqetësime mes investitorëve amerikanë dhe të ardhmes së investimeve të tyre në Rusi. //mm//

XS
SM
MD
LG