Lidhje

Policia malazeze arrestoi përsëri grupin e të akuzuarve shqiptarë nga Malesia


Policia malazeze arrestoi përsëri grupin e te akuzuarve shqiptare nga Malesia, te cileve pas vendimit te Gjykates se Larte te Podgorices me 5 gusht iu hoqe masa e paraburgimit. Pese prej tyre u arrestuan mbreme ne mesnatë, kurse të tjeret u arrestuan sot në orët e para të mengjezit.

Ky vendim u morr pasi Gjykata e Apelit caktoi masën e sigurisë pas ankesës së prokurorit të çështjes, Stojanka Radoviç. Vendimi i Gjykates se Apelit arsyetohet me faktin se ekziston mundesia e arratisjes se te pandehurve nga vendi. Një vendim të tillë, sipas gjykatës, e mundëson vepra e rende penale për të cilën akuzohen të pandehurit.

Më 5 gusht Gjykata e Larte e Podgorices e shpalli fajtor grupin prej 18 shqiptareve nga Malësia dhe i dënoi me 51 vjet burgim por duke i liruar njekohesisht 17 prej tyre nga paraburgimi derisa akt-vendimi te hyjë në fuqi. Grupi i shqiptareve nga Malesia u arrestua me 9 shtator te vitit 2006, nje dite para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne Mal te Zi.

Ata u akuzuan per pergatitjen e kryengritjes se armatosur ne Malesi dhe Mal te Zi me ndihmen e disa strukturave te UCK-se. Ne mesin e te arrestuareve gjenden edhe tre shtetas amerikan me prejardhje shqiptare. //kh//

XS
SM
MD
LG