Lidhje

Gjimnastët amerikanë në shtepinë larg shtepisë


Qendra familjare është e hapur dhe plot gjallëri për 12 orë në ditë. Është një vend ku atletët amerikanë, familjet dhe miqtë e tyre mund të shijojnë ushqime të mira, ndjekin garat olimpike në televizion, përdorin internetin për të mbajtur lidhjet me të dashurit e tyre, të pushojnë brënda dhe jashtë qendrës, madje të kenë edhe rastin për të bërë masazh.

Kjo u bë e mundur nga banka, Bank of America, sponsorizuesja e ekipit amerikan. Craig Auerbach është nën-president i bankës për marketimin.

“Kjo qendër është e vetmja që u jep mundësinë atletëve dhe familjeve të tyre që të kalojnë kohë së bashku jashtë garave të jenë në gjendje të qetësohen, të shijojnë mjedisin përreth e të ndjehen si në shtepinë e tyre. Por edhe të shijojnë mikpritjen që shoqërohet me lojrat olimpike këtu në Kinë.”

Craig Auerbach thotë se Bank of America filloi të kërkonte për një mjedis të tillë dy vjet më parë. China Lounge u zgjodh për nga madhësia, vendndodhja dhe çfarë ofron.Të gjithë atletët, familjet dhe miqtë që vinë në këtë qendër regjistrohen dhe paisen me një kartë identiteti me fotografi. Çdo mik i atletëve përfiton një biletë për një veprimtari sportive.

Gjimnasti amerikan, fitues i medaljes se argjendë Jonathan Horton dhe nëna e tij, që erdhi nga Teksasi, kaluan aty darkën.

“Ushqimi është shumë i mirë. Të gjithë duken se ndjehen shumë mirë sonte”.“Ne vijmë këtu dhe pushojmë, brenda ose jashtë, shikojmë televizion, marrim masazhe, interneti është falas. Na pëlqen shumë”.

Nga ballkoni i sipërm, vrapuesja e 100 metershit Lauryn Williams transmetoi me satelit për televizionin amerikan. Por cili është përfitimi për Bank of America?

"Nëse je tifoz i lojërave olimpike dhe e di që ne jemi sponsorizuesit, atëherë tifozët të favorizojnë bankën tonë, për shembull për të blerë një artikull në të ardhmen, apo të rekomandojnë miqtë dhe familjen për këto sherbime. Është një mundësi e mirë për ne që, si sponsorizues të ekipit olimpik amerikan, të transmetojmë edhe mesazhin se çfarë biznesi mund të ofrojmë”.

Kjo qendër do të vazhdojë t’u sherbejë atletëve amerikanë deri në fund të lojërave olimpike të dielën.//kh//

XS
SM
MD
LG