Autoritetet spanjolle thanë se një avion doli nga pista gjatë nisjes nga aeroporti i Madritit dhe u dogj në flakë duke vrarë të paktën 45 njerëz. Por zyrtarët e emergjencës thonë se numri i të vdekurve është 146. Shumica e të mbijetuarve u plagosën.
Gazetarët në aeroportin Brajas thanë se një shtëllungë e madhe tumi u ngrit nga avioni, duke e bërë të vështirë fillimin e hetimeve.
Gati 173 pasagjerë ishin në bordin e avionit të shoqërisë Spainair që po shkonte drejt Ishujve Kanare, një destinacion i njohur turistik.//kh//