Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se planet e OKB-së për dorëzimin e drejtimit të policisë dhe drejtësisë në Kosovë nga UNMIK-u tek misioni i Bashkimit Evropian në këto momente ishte një gabim i madh.
Ministri serb Jeremiç tha dje në një konferencë shtypi në Beograd, se ky plan ende nuk ka miratimin zyrtar të Këshillit të Sigurimit, Rusisë, apo të vetë qeverisë serbe.
Shpallja e pavarësisë nga Kosova në shkurt përfshin edhe planet për marrjen e drejtimit të policisë dhe drejtësisë nga misioni i i BE-së, i njohur si EULEX.
Ministri i Jashtëm serb i bëri këto komente pas kthimit nga Nju Jorku, ku i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ta mbështesë kërkesën e Serbisë për një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Serbia i ka kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ta shqyrtojë këtë çështje në sesionin e shtatorit.//lk