Lidhje

Zbulim i rrallë i arkeologëve londinezë


Arkeologët në Londër besojnë se mund të kenë zbuluar rrënojat e një teatri të shekullit të 16-të ku u interpretuan për herë të parë veprat e hershme të Uilliam Shekspirit, përfshirë “Romeo dhe Xhuljeta” dhe “Tregtari i Venecias”.

Punëtorët që po gërmonin një garazh për ndërtimin e një teatri të ri, zbuluan themelet e teatrit në zonën Shoreditch në Lindje të Londrës. Nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vendndodhjen e saktë të teatrit, objekti do të plotësonte zbulimin e një grupi teatrosh të hapura ku ishin interpretuar pjesët e Shekspirit.

Ekspertët thonë se rrënojat janë të ngjashme me themelet me kënde të mureve që janë gërmuar gjatë dekadave të fundit në disa zona të Londrës.

Historianët thonë se Teatri ishte ndërtuar në vitin 1576. Ata thonë se Shekspiri dhe trupa e tij filluan të interpretonin atje në vitet 1590.

Zyrtarët thonë se rrënojat do të mbahen aty ku janë ndërsa ndërtohet teatri i ri.

XS
SM
MD
LG