Lidhje

Presidenti Bush shkurton kohën e shërbimit ushtarak në Irak


Presidenti Bush tha se dhuna në Irak është pakësuar ndjeshëm, duke krijuar mundësi për pakësimin e kohës së shërbimit të trupave amerikane që shërbejnë atje. Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush pohoi se duke filluar nga 1 gushti, trupat amerikane në Irak do të qëndrojnë me detyrë për 12 muaj, në vend të 15.

Presidenti tha se dhuna në Irak ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2004 duke shtuar se duket se po arrihet një shkallë qëndrueshmërie përsa i përket stabilitetit, ndonëse ai paralajmëroi se situata ende mund të ndryshojë. Presidenti tha se dërgimi i trupave amerikane shtesë në Irak u krijoi mundësi forcave irakiane të luajnë rolin kryesor.

Trupat amerikane janë tani më tepër në rol mbështetës, tha presidenti. Presidenti Bush po ashtu tha se është arritur përparim përsa i përket marrëveshjes me qeverinë irakiane për të ardhmen e trupave amerikane në Irak. //kh//

XS
SM
MD
LG