Lidhje

Në Zimbabve vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës politike


Presidenti i Afrikës së Jugut thotë se partia në pushtet në Zimbabve dhe fraksionet opozitare vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Presidenti Tabo Mbeki nuk dha hollësi rreth bisedimeve gjatë një mbledhjeje të zhvilluar të dielën.

Zoti Mbeki po mbikqyr bisedimet mes partisë ZANU-PF në pushtet dhe Lëvizjes opozitare për Ndryshime Demokratike në kryeqytetin Pretoria të Afrikës së Jugut.

Qeveritë e Afrikës jugore po ushtrojnë presion ndaj të dy palëve që të formojnë një qeveri bashkimi kombëtar.

ZANU-PF ka thënë se çdo marrëveshje politike që të arrihet duhet të njohë rizgjedhjen e presidentit Robert Mugabe muajin e kaluar. Opozita dhe shumë qeveri perëndimore thonë se zgjedhjet ishin një farsë e krijuar nga dhuna e ushtruar nga partia në pushtet. //bsa//

XS
SM
MD
LG