Lidhje

Tirana, Prishtina reagojnë ndaj arrestimit të Radovan Karaxhiçit


Reagime të Prishtinës

Arrestimi i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç është përshëndetur edhe në Prishtinë. Udhëheqësit politikë të vendit thanë se ky ishte një veprim i drejtë, ndonëse i vonuar i drejtësisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi shfaqi shpresën që ky veprim të mos jetë pjesë e përpjekjeve për përfitime politike të Beogradit, por një hap i ndërmarrë për hir të së ardhmes së vetë popullit serb dhe paqes e qëndrueshmërisë në rajon.

Ai tha se megjithë vonesën 13 vjeçare për vënien e drejtësisë në vend, arrestimi i djeshëm është një shenjë se të gjithë ata që janë përgjegjës për krime, gjenocid e pastrim etnik do të përballen me drejtësinë...

Reagime të Tiranës

Qeveria shqiptare pershendeti sot arrestimin e Radovan Karaxhicit, duke e quajtur kete akt si "nje tjeter goditje e merituar dhe e vonuar per ultranacionalizmin serb".

Një zëdhënëse e qeverise deklaroi ne emër të Tiranës zyrtare, se ky arrestim është në radhë të parë "një lehtësim për shpirtrat e viktimave dhe familjet e tyre, të cilët kërkojnë drejtësi", duke kerkuar që autoritetet e Beogradit të arrestojnë edhe gjeneralin Radko Mlladiç dhe kriminelëve të tjerë të luftës, të cilët ende fshihen në Serbi.

Edhe më parë, autoritetet shqiptare kishin kërkuar arrestimin e Radovan Karaxhiçit, i cili në deklaratën e qeverisë, vlerësohet si një prej figurave më barbare të ultranacionalizmit serb dhe përgjegjësi më kryesor për genocidin, zhdukjen masive dhe spastrimin etnik në Bosnje.//lk


XS
SM
MD
LG