Kompania britanike e energjisë, BP, thotë se
ka tërhequr të gjithë specialistët nga firma e përbashkët në Moskë ndërkohë që
thellohen mosmarrëveshjet e saj me aksionerët rusë.
Në një deklaratë të bërë në Londër, BP tha se të 148 ekspertët e saj janë tërhequr tashmë nga Rusia. Në deklaratë thuhej gjithashtu se punonjësit e saj kishin luajtur një rol parësor për ta bërë kompaninë e përbashkët TNK-BP një nga firmat më të mira të Rusisë."
Kompania britanike është përfshirë në një luftë sa vjen e më të ashpër me investitorët rusë, të cilët kanë gjysmën e aksioneve të firmës. Investitorët rusë, shprehnin në një deklaratë besimin se tërheqja e specialistëve të huaj nuk do të ndikojë në fitimet e firmës. Deklarata theksonte pikpamjen se ekspertët duhet të merren në punë nga komapnia e përbashkët dhe jo nga ndonjëri prej aksionerëve të saj.//lk