Lidhje

Presidenti Bush pret sot udhëheqësit e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri Hashim Thaçi, takohen sot me Presidentin George Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është vizita e tyre e parë në Shtetet e Bashkuara që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt. Ai hap u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, por u kundërshtua me forcë nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Pritet që Presidenti Bush të shprehë mbështetjen e tij për qeverinë e re të Kosovës. Por Grupi i të drejtave të njeriut Human Rights Watch, ka thënë se Presidenti amerikan duhet t'i shfrytëzojë këto bisedime për t'u bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës të marrin masa për përmirësimin e gjendjes së të drejave të njeriut në vend.

Human Rights Watch tha se Kosova ka në sistem të dobët drejtësie që shpesh le pa ndëshkuar dhunën politike dhe etnike.

Në një takim me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi të premten, Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rajs, tha se pret që Kosova të njihet nga një numër më i madh vendesh dhe se kundërshtarët e pavarësisë do ta njohin më në fund realitetin në terren.

Zonja Rajs tha se mbi 40 vende e kanë njohur tashmë Kosovën, mes të cilëve shumica e vendeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy të tretat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. //iç//

XS
SM
MD
LG