Me
çmimet e karburantit që janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara këtë vit
zgjedhjesh, kandidatët presidencialë po ofrojnë planet e tyre për energjinë
alternative. Senatori Xhon Mekein është përkrahës i energjisë bërthamore dhe i
krijimit të kushteve lehtësuese për bizneset që ato të pakësojnë çlirimin e
gazeve që shkaktojnë efektin serë, ndërsa senatori Barak Obama përkrah një rol
më të madh të qeverisë për të mbështetur burimet alternative të energjisë si
etanoli.
Të dy kandidatët presidencialë janë dakort për nevojën e teknologjisë së re për të pakësuar çlirimin e karbonit, gazit përgjegjës për ndryshimet klimatike. Ato përfshijnë energjinë e erës dhe atë diellore. Kandidati i partisë republikane, Senatori Mekein, përkrah idenë e investimeve nga qeveria.
“Rezervat tona të qymyrit janë më të mëdha sesa furnizimi me naftë nga Arabia Saudite”.
Rivali demokrat, senatori Barak Obama, mbështet subvencionet për biokarburet.
“Kur të jem president, synimi im do të jetë që si objektiv të prodhohen 8 miliardë litra biokarbureve deri në vitin 2013”.
Në përgjithësi, zoti Mekein favorizon krijimin
e kushteve lehtësuese për biznesin, ndërsa zoti Obama investimet qeveritare.
Kandidatët po ashtu kanë qëndrime të nmdryshme për energjinë bërthamore dhe
shpimet për naftë në det, që mbështetet nga senatori Mekein dhe kundërshtohet
nga zoti Obama. Komiteti Kombëtar Republikan nxorri një reklamë ku sulmon
propozimet e zotit Obama për energjinë. Fushata e zotit Obama është kundërpërgjigjur.
Analistët e energjisë globale thonë se të dy kandidatët presidencialë premtojnë energji alternative me plane që nuk mund të realizohet. Divia Redi është me Grupin Euroasia, një firmë konsulence në Nju Jork për bizneset dhe politikën.
“Teknologjia nuk ka arritur aty ku duhet për të përballuar klërkesat e tregut në atë shkallë ku e parashikojnë kandidatët”.
Megjithatë, pavarësisht se kush fiton, të dyu kandidatët premtojnëç ta bëjnë përparësi luftën kundër ndryshimeve klimatike.