Mungesa e vitaminës D tek fëmijët
Sipas një studimi, shumë foshnje e fëmijë kanë
mungesë të vitaminës D. Por ekspertët kanë mendime të ndryshme rreth mënyrës më
të mirë që këta fëmijë të marrin sasinë e nevojëshme të vitaminës D, që është
thelbësore për të patur kocka të forta.
Nivelet e ulta të vitaminës D mund të shkaktojnë
humbje të masës së kockës, që në disa raste bëhet shkak për sëmundjen e
rakitizmit që sjell zbutjen dhe deformimin e kockës.
Një studim i ri i kryer nga ekspertë pranë spitalit
të Fëmijëve në Boston, lë të kuptohet se shumë fëmijë kanë në organizëm sasi të
pamjaftueshme të vitaminës D, gjë që rrezikon zhvillimin e kockës tek këta
fëmijë.
Mjekët analizuan mostra gjaku nga 365 foshshje të
porsalindor dhe fëmijë të tjerë dhe vunë re se 12 përqind e tyre kishin mungesë
të theksuar të vitaminës D. Tek 40 përqind, sasia e kësaj vitaminë ishte nën
nivelin e duhur.
Tek fëmijët me mungesë të theksuar vitamine D, 13
përqind kishin shenja të humbjes së mineraleve në kockë dhe 1 përqind tregonin
shenja të rakitizmit.
Autorët e studimit dalin me propozimin se të gjithë
fëmijët duhet të marrin vitaqminë D shtesë në formë tabletash ose formash të
tjera; Ata e rekomandojnë këtë veçanërisht për foshnjet që ushqehen me qumësht
gjiri, pasi qumështi i gjirit nuk përmban vitaminë D.
Por ekspertë të tjerë thonë se dhënia në mënyrë rutinë e vitaminës D për fëmijët do të ishte e parakohëshme, pasi ende nuk dihet se çfarë sasie vitamine D do të ishte mjaftueshme, dhe se çfarë pasojash afatgjate do të kishte marra shtesë e vitaminës D.
Domatet e thata luftojnë kancerin e prostatës
Ushqimet e gatuara me domate të thata janë më të
shëndetëshme e më të shijëshme, ndërsa një studim i kryer nga shkencëtarët
pranë universitetit të Mizurit thotë se domatet e thata mund të ndihmojnë për
parandalimin e kancerit të prostatës.
Shumë restorante në Shtetet e Bashkuara i kanë hequr
nga menutë e tyre domatet e freskëta për shkak të frikës nga salmonella. Por domatet e përpunuara
mund të bëhen më të përdëproëshme për shkak të njoftimeve mbi studimin e ri.
Sipas studimit, domatet e thata ndihmojnë në parandalimin e kancerit të prostatës., të paktën tek minjtë në laborator. Kur domatja përpunohet ose thahet, ajo prodhon një carbohidrat ose sheqer, i njohur si FruHis. Ky karbohidrat, thotë profesorja Valeri Mossine, mund të jetë elementi që parandalon ose ndihmon për të luftuar kancerin e prostatës. Rezultatet me minjtë në laborator treguan se tek kafshët që u ushqyen me salcë domateje plus karbohidratin FruHis gjasat për t’u prekur nga kanceri i prostates ishin 6 herë më të pakta sesa tek kafshët e tjera nën studim.
Shumë studime kanë nxjerrë në pah vlerat e domates
për parandalimin e kancerit. Sipas këtyre studimeve, substanca organike e
quajtur Lycopene-Likopene, që e bën domaten të jetë e kuqe, ka vlera antikanceroze.
Por agjencia amerikane që kujdeset për cilësinë e
ushqimeve dhe barnave thotë se këto studime nuk kanë arritur të provojnë
lidhjen midis përdorimit të domates dhe pakësimit të rrezikut nga kanceri i
prostatës ose çdo lloj kanceri tjetër.
Porfesor Mossine thotë se ende nuk dihet mirë se në ç’mënyrë licopena dhe karbohidrati FruHis janë në gjendje të luftojnë kancerin. Kur ky proces të njihet atëherë FruHis dhe Lycopena mund të përdoreshin si antitoksikë në procesin e kimoterapisë, për të lehtësuar efektet helmuese kimike të kësaj terapie.