Lidhje

Në ankand krijime të stilistit të famshëm Iv San Loren


Një muaj pas vdekjes së stilistit Iv San Lorent, kompania Christie po nxjerr në ankand shtatë krijime të firmës francez të veshjeve dhe bizhuterive nga secila dekadë e karrierës së tij.


Kompania e ankandeve me seli në Nju Jork do të paraqesë disa nga krijimet më të çmuara të stilistit të shoqëruara nga krijime të stilistëve të tjerë të famshëm si Versace, Chanel, dhe Christian Dior. Veshjet së bashku me bizhuteritë dhe çantat do të jenë për shitje duke filluar të hënën.

Një nga veshjet më elegante pritet të shitet nga 1 mijë deri në 1 mijë e 500 dollarë. Ankandi pritet të tërheqë klientë që janë koleksionistë seriozë si dhe konsumatorë që kërkojnë të shtojnë garderobën e tyre. //ad//

XS
SM
MD
LG