Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish këto ditë po
blejnë makina hibride, apo po përdorin transportin
publik për të shkuar në punë. Të gjitha këto vendime kanë rëndësi për ndikimin
që secili prej nesh ushtron mbi mjedisin. Në materialin në vazhdim i hidhet një
vështrim rolit të individit për nivelin e karbonit që çlirohet në atmosferë dhe sugjerimeve për ta pakësuar atë.
Thuajse për çdo veprim të përditshëm, - mbajtja e dritave ndezur në shtëpi, mbajtja e televizorit hapur, apo dhënia e makinës, kërkon përdorimin e energjisë. Por prodhimi i energjisë çliron dioksid karboni dhe gazet që ndodin mjedisin.
Tani, qeveritë dhe organizatat e mjedisit kanë filluar të masin sasinë e dioksidit të karbonit dhe gazeve ndotëse në aktivitetin tonë të përditshëm. Kjo është quajtur gjurma individuale e karbonit.
Keti Mandes punon në qendrën PEW për Ndryshimet Klimaterike Globale. "Gjurma individuale e karbonit tregon totalin e energjisë së përdorur nga një individ".
Një llogaritje e karbonit mund t'i ndihmojë njerëzit që të masin gjurmën apo nivelin e tyre të karbonit. Ky është llogaritësi personal i ndotjes, në faqen e internetit të Agjensisë amerikan për Mbrojtjen e Mjedisit. Kur ju fusni të dhënat rreth shtëpisë tuaj, rutinës së transportit dhe stilit të jetës, përllogaritësi i specifikon ato dhe nxjerr totalin energjinë së përdorur nga ju.
"Një përllogaritës i mirë, i jep individit mjetet specifike që mund të përdorë për të pakësuar nivelin e karbonit", thotë zonja Mandez.Skot Sklar ka mëse 40 vjet që po punon për të ulur sasinë e tij të karbonit. Ai ka transformuar shtëpinë e tij, të ndërtuar që më 1920-tën në periferi të Washingtonit, në një shtëpi ambjentaliste, duke përdorur në të disa panele diellore. "Në shtëpinë time me ngarkesë rrjeti 3.1 kilowat, unë prodhoj 2 kilowat nga panelet diellore në çati dhe 1 kilowat nga dy panele të tjerë më të vegjël. Pra në një ditë pranvere si kjo e sotmja, unë prodhoj 3 kw në një shtëpi që e ka rrjetin deri në 3.1 Kw, duke mos shfrrytëzuar pothuajse asgjë nga rrjeti elektrik".
Zoti Sklar instaloi disa elementë shtesë në shtëpinë e tij, një ventilator në çati për të ulur temperaturat në verë, dhe një turbinë ere për të prodhuar energji- krahas një paneli diellor për ngrohjen e ujit. "Kur i vendosa këto pajisje në mesin e viteve 1980, kjo më kushtoi 8 dollarë shtesë në pagesën mujore të shtëpisë sime, por unë po kurseja 25 dollarë nga shpenzimi i energjisë elektrike mujore, ndërsa tani arrij të kursejë 40 dollarë në muaj".
Zoti Sklar ka mbjellë rreth shtëpisë fruta dhe bimë, dhe ai mbledh ujin në fuçi për të vaditur kopshtin e tij. Në katin përdhes, ai mban bateritë që mbartin energjinë nga panelet diellore. "Këto bateri nuk kanë nevojë për mirëmbajtje të veçantë, ato rezervojnë energjinë nga panelet që janë në çati".
Pajisjet elektrike të shtëpisë së tij janë modele të fundit që konsumojnë pak energji. Ai ofron vizita në shtëpinë e tij, për klientët e firmës tij "Stella Group". Kjo shoqëri ndihmon kompanitë qeveritare dhe private që të shndërrojnë ndërtesat e tyre për të qenë më efikase. Në tre vite e kaluara, ai ka provuar burimet alternative të energjisë. "Kjo energji elektrike është prodhuara pa nxehtësi, pa zhurmë dhe mbetja është vetëm uji. Dhe aktualisht ujin e derdhur e përdor për të vaditur këtë pemë ".
Zoti Sklar thotë se rreth 80 % e energjisë alternative në ditët tona është me kosto efektive. "Për ngrohjen globale, mendoj se njerëzit duhet të bëjnë dicka vetë për veten e tyre, përpra se të shqetësohen për qeveritë apo të tjerët që janë përfshirë në këtë çështje".
Skot Sklar nget një
makinë hibrid. Ai thotë se në të ardhmen e afërt energjia e shtëpisë do të jetë
e lidhur ngushtë me sistemet e energjisë, qoftë kjo energjia diellore, e ujit,
apo ndonjë teknologjie tjetër jo ndotëse. Dhe kjo do të ndihmojë në pakësimin e nivelit të karbonit nga secili prej nesh. //ad//