Lidhje

New York-u dhe shkollat e tij të specializuara


Në qytetin e Nju Jorkut, jo vetëm që jeton popullsia etnikisht më e përzjerë e Shteteve të Bashkuara, por atje ka edhe një sistem tepër të larmishëm të të ashtuquajturave shkolla "të specializuara". Këto shkolla përqëndrohen tek gjithshka, që nga shkenca, arti, shkencat shoqërore e deri tek historia e vetë qytetit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Adam Philips vizitoi disa nga këto shkolla, në ditët e fundit të këtij viti shkollor.

Rreth 25 studentë janë të përqëndruar në punën laboratorike, duke mbushur epruvetat me nitrogjen të lëngshëm, për një ekperiment në lëndën e kimisë në shkollën e mesme Stuyvesant të Manhatenit. Shkolla Stuy, siç njihet nga banorët, u themelua rreth 1 shekull më parë, si shkollë tregtare për djemtë. Sot ajo është njohur për programin e saj të avanuar për shkencën, teknologjinë dhe matematikën dhe ka nxjerrë nga radhët e saj shumë studentë që sot janë bërë njerëz të famshëm, studjues të nivelit botëror, mes tyre, edhe laureatë të çmimit Nobel.

Rreth 3 mijë nxënësit që studjojnë këtu, mund të zgjedhin mes 55 kurseve të avancuara, të nivelit të kolegjit, si litërsia e artit Gotik, arkitektura, apo lënda e qeverisjes. Ja si shprehet maturantja Eva Sadej, që ka pasion pikërisht lëndën e qeverisjes:

"Shkenca është shumë e rëndësishme për Amerikën, por shkenca nuk vepron vetë. Shkenca bëhet në laborator, por është qeveria ajo që e bën atë të prekshme për të gjithë".

Ajo thotë se vitin e ardhshëm ka në plan të shkojë në universitet, për të studjuar për biologji dhe biznes. Eva dhe shokët e saj të klasës ju nënshtruan një provimi të vështirë për t'u pranuar në shkollën Stuy. Me t'u pranuar në këtë shkollë, thotë drejtoresha Stanley Teitel, nuk është e lehtë.

"Me humor ajo thotë se studentët kanë tri alternativa: të sigurojnë një mesatare të lartë, të flenë herët që të shplodhen, ose mund të kenë kohë për miqtë e tyre. Por t'i kesh të treja thotë ajo, është e pamundur në këtë shkollë".

Kjo nuk do të thotë se në Stuy nuk ka fare jetë sociale. Shkolla ka shumë aktivitete jashtë-shkollore, si klube shahu, sportive, apo grupe muzikore.

Veç subjekteve të nevojshme akademike, studentët mësojnë të gjitha aspektet e riparimit dhe mirëmbajtjes së kompjuterave dhe ata marrin diplomën e Mikrosoftit, që u siguron atyre punë të paguara mirë.

"... Kjo është klasë baleti në një shkollë tjetër, në shkollën e mesme të arteve Frank Sinatra në lagjen Queens të Nju Jorkut, ku nxënësit mësojnë koreografi dhe elemente të akrobacisë. Shkolla Sinatra ofron klasa të specializuara në kërcim, në artet e bukura, dramë, si dhe muzikë instrumentale e vokale".

Nxënësit këtu kanë 45 minuta mësim arti çdo ditë, krahas me programin e plotë akademik. Drejtoresha e shkollës, Donna Finn thotë se sfida është që lëndët e tjera të integrohen me artin që studjojnë nxënësit.

"Është fjala për një të kuptuar të vërtetë dhe në thellësi, që përfshin historinë e kësaj forme të veçantë të artit, domethënien, kritikat lidhur me të dhe përqëndrimin tek aftësia e studentëve për të qenë të aftë të kenë informacionet e nevojshme për artin që ata mësojnë. Pra, ata mbështesin në këtë mënyrë aftësitë e tyre në çdo aspekt të arsimimit të tyre, këtu në shkollën Frank Sinatra. Uroj të kishte patur një shkollë të kësja natyre nuk ish në shkollën e mesme!"

Shkolla të tjera të specilizuara të Nju Jorkut i kushtohet historisë shoqërore, shëndetit publik dhe shkrimit, vetë qytetit të Nju Jorkut dhe studimit të së ardhmes.

XS
SM
MD
LG