Lidhje

Bill Gejts lë Mikrosoftin për të ndihmuar njerëzit në nevojë


Bill Gates dha dorëheqjen nga Microsoft, kompani të cilën ai e themeloi së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Paul Allen. Zoti Gates tha se do t’i përqendrojë përpjekjet e tij në përmirësimin e shëndetit dhe të kushteve të jetesës për njerëzit më në nevojë nëpërmjet organizatës më të madhe bamirëse në botë, Bill dhe Melinda Gates.

Bill Gates mund të jetë njeriu më i sukseshmi në botë që nuk i përfundoi studimet universitare. Më shumë se 30 vjet të kaluara ai ndërpreu studimet në Universitetin e Havardit për të filluar Mikrosoftin.

Vitin e kaluar, ai pranoi një doktoratë nderi nga shkolla prestigjose të cilën ai kishte ndjekur dikur.

“Dua të falenderoj Havardin për këtë nder. Unë vitin e ardhshëm do të ndryshoj punë dhe do të jetë shumë mirë që përfundimisht të kem një diplome kolegji në rezymenë time”.

Me një pasuri prej 58 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes, zoti Gates është njeriu i tretë më i pasur në botë dhe nuk mendohet të fillojë të kërkojë punë. Forbës njofton se ai është pas vetëm dy personve të tjerë për nga pronat, investuesit amerikan, Uoren Buffet dhe biznesmenit meksikan, Karlos Slim Helu.

Zoti Gates, 52 vjeç, ka në plan të punojë pjesërisht në Mikrisoft dhe të vazhdojë të jetë drejtuesi i kompanisë, por do ta kalojë pjesën më të madhe të kohës duke punuar me fondacionin që ai e krijoi me bashkëshoten e tij, Melinda, në vitin 2000.

Mike Smith është funksionar në Çariti Navigeitër, e cila ndjek gjendjen financiare të më shumë se 5 300 organizata ndihmash me qendër në Amerikë. Ai thotë se amerikanët japin 300 miliard dollarë ndihma në vit dhe Fonadacioni Bill dhe Melinda Gates luan një rol të rëndësishëm në këtë fushë.

“Ai është fondacioni më i madh privat, shumë herë më i madh. Në fund të vitit 2007, ata kishin në dispozicion 38.7 miliard dollarë. Gjatë 2007-s ata dhanë mesatarisht 2 miliard dollarë në formë grantesh”.

Foandacioni Gates jep shuma parash për programe që luftojnë sëmundje si HIV-SIDA, malarien dhe tuberkulozin, si dhe ulin nivelin e varfërisë në vendet në zhvillim. Fondacioni gjithashtu punon për rritjen e standarteve mësimore, për përdosimin pa pengesa të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen e projekteve të komuniteteve në zonën Veriperëndimore të Paqësorit, ku ndodhet qyteti i Siatëllit dhe ku kompania Mikrosoft ka zyrat e saj qendrore.

Që nga viti 2006 fondacioni ka ardhur duke krijuar një imazh gjithmonë e më të mirë, sidomos kur Uoren Bafet, i cili nga revista Forbes renditet si njeriu më i pasur në botë, premtoi të japë më shumë se 30 miliardë dollarë për Fondacionin Gates. Ai tha se mbështet qëllimet e fondacionit dhe beson se ai është i efektshëm.

Zoti Gates foli për këto qëllime në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti që u zhvillua në Davos të Zvicrës. Ai tha se ishte optimist rreth situatës në botë, por dëshironte të përshpejtonte ndryshime, veçanërisht për 1 miliard njerëzit më të varfër të botës.

“Janë përafërsisht 1 miliard njerëz në botë të cilët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, nuk kanë ujë të pishëm të pastër, nuk kanë energji elektrike, gjëra të cilat ne i kemi të mirëqena”.

Ai tha se sëmundjeve si malarja, nga e cila çdo vit vdesin 1 milion vetë, u kushtohet shumë pak vëmendje dhe shpreson se do të shfrytëzojë talentin e novatorëve dhe të bizneseve për vënien në dukje të problemeve sociale.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka në plan të vazhdojë rrugën e deritanishme për shëndetin global, varfërinë dhe sistemin mësimor në Shtetet e Bashkuara. Zoti Gates tha se do t’i kushtojë akoma më shumë kohë përcaktimit të strategjisë së fondacionit.

Mike Smith thotë se fondacionet nuk mund të ndryshojnë aq lehtë për sa i përket efektshmërisë së tyre ashtu si organizatat bamirëse sepse fondacionet i raportojnë financat e tyre në një rrugë më pak të detajuar.

“Kur ke mundësi t’u hedhësh një vështrim shpenzimeve të bëra, duke pasur parasysh organizatat bamirëse, dhe të analizosh këto shuma, të cilat përdoren për programe, shpenzime administrative dhe organizim takimesh për mbedhje të hollash, vërtetë që nuk është e lehtë që kjo të bëhet me fondacione private”.

Sidoqoftë, ai shton se, për të përcaktuar nëse një donator si Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është vërtet efektiv, duhet që rezultatet zakonisht të jenë të dukshme në një periudhë të gjatë kohore, ku të shihen aspekte si rritja e numrit të lexuesve ose ulja e infeksioneve nga sëmundje tropikale. //rd//

XS
SM
MD
LG