Spanjollët ishin midis eksploruesve të parë të asaj që tani njihet si Hemisfera Perëndimore. Një ekspozitë në Bibliotekën e Kongresit në Uashington përqëndrohet në historinë e këtij eksplorimi dhe efektin e tij tek të varfërit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Susan Logue sjell më tepër hollësi rreth ekspozitës "Eksplorimi i Hershëm i Hemisferës Perëndimore".
Nuk duhet të jetë për t'u habitur që ekspozita
"Eksplorimi i Hershëm i Hemisferës Perëndimore" paraqet një numër librash
historikë dhe dorëshkrimesh, si dhe veprave të tjera ku përfshihen skulptura
dhe piktura të lashta, më shumë se 3000 vepra në tërësi.
Artur Dunkelman është përgjegjës i ekspozitës.
"Objektet më të hershme në ekspozitë janë
bërë nga dora e njeriut përpara periudhës së Kolombit nga Meksika".
Shumë nga këto prodhime datojnë nga vitet 600 deri 900 të
erës sonë. Ato i përkasin kulturës Majane, të qeramikës, me figura të gdhendura
ose piktura. Por, në ekspozitë ndodhet dhe një kuti e vogël druri e fundit të
shekullit të 7-të, e gdhendur me hieroglife majane dhe një protret i një
shkrimtari Majan.
"Ndoshta kutia ishte varrosur me
shkrimtarin dhe është hequr nga varri përpara se të prishej. Kjo është një nga
objektet e pakta të drurit që ende ekziston nga periudha klasike Majane".
Me ndihmën e kopmjuterit, vizitorët e
ekspozitës mund ta ekzaminojnë kutinë nga çdo kënd.
"Faktikisht, mund të përkthesh çdo rresht të tekstit".
Nëpër ekspozitë janë vendosur edhe komjuterë të tjerë për t'i dhënë mundësi vizitorëve të ekzaminojnë prodhimet prej qeramike, pikturat dhe hartën e parë të publikuar, ku përdoret fjala "Amerikë". Harta është gjithashtu e njohur për vizatimin e Oqeanit Paqësor, 6 vjet përpara se të zbulohej nga Evropianët.
"Jo vetëm që paraqet Paqësorin, por vija bregdetare e Amerikës së Jugut është pothuajse e saktë dhe pozicioni gjeografik i Amerikës së Veriut është pothuajse ekzakt".
Shumë nga dokumentat dhe objektet në ekspozitë lidhen me
eksplorimet në Amerikë të spanjollëve. Por një nga objektet më domethënëse
është shkruar nga Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashington.
"Fermën e tij të bulmetit në vitin 1792 ai
e përshkruan në një almanak të fermerëve pak kohë pasi trashëgoi nga i vëllai
pronën në Mount Vernon".
Që në muajin dhjetor kur u hap në Bibliotekën e Kongresit, ekspozita "Eksplorimi i Hershëm i Hemisferës Perëndimore" është vizituar nga një numër i madh njerëzish. Përgjegjësi i saj, zoti Dunkelman i inkurajon ata njerëz që nuk mund të vijnë në Uashington që ta vizitojnë atë nëpërmjet faqes së internetit të Bibliotekën e Kongresit në adresën "myloc.gov"./mm/