Lidhje

Rusia shpreson të arrijë një marrëveshje serioze me BE-në


Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se vendi i tij shpreson të arrijë atë që ai e cilësoi një marrëveshje serioze me BE-në, e cila do të ritheksonte se Rusia është pjesë e Evropës.

Udhëheqësi rus i bëri komentet në një intervistë për agjencinë Rojters. Kjo është intervista e tij e parë dhënë medias perëndimore që nga ardhja në këtë post muajin e kaluar. Intervista publikohet në prag të një takimi dy-ditësh mes BE-së dhe Rusisë, ku pritet të fillojnë bisedimet mbi një marrëveshje të re parteriteti.

Këshilltari i presidentit rus tha se vendi i tij kërkon një marrëveshje, e cila të mos lejojë që mosmarrëveshjet politike të ndikojnë në lidhjet tregtare mes dy palëve. //rd//

XS
SM
MD
LG