Lidhje

Referendum për hyrjen e Kroacisë në Nato?


Aktivistë të një komisioni që kërkon zhvillimin e referendumit para se Kroacia të anëtarësohet në NATO, kanë bërë një peticion lidhur me çështjen drejtuar Parlamentit të vendit.

Agjencia kroate e lajmeve HINA, tha se mbi 126 mijë nejrëz e kanë nënshkruar dokumentin, që ka filluar të qarkullojë që nga muaji prill.

Agjencia thotë se përkrahësit e referendumit donin t’ja paraqesnin dokumentin Kryetarit të Parlamentit, Luka Bebic, po ja dorëzoi atë zyrave administrative të parlamentit, pasi nuk arriti të sigurojë takim me Kryetarin.

Aktivistët thanë gjithashtu se do të kërkojnë ndryshimin e rregullave aktuale, sipas të cilave nevojiten 400 mijë firma për një peticion, për zhvillimin e referendumit.

XS
SM
MD
LG