Lidhje

Kompleksi Steve Riley dhe Mamou Playboys nga Luiziana


Muzika tradicionale Keixhën është një miks tingujsh instrumentalë dhe stilesh. Ajo është një kombinin i muzikës që çuan në shtetin jugor amerikan të Luizianës kolonët e parë dhe më pas imigrantët që erdhën në këtë vend. Steve Riley është udhëheqësi artistik i një prej bandave më popullore Keixhën në Shtetet e Bashkuara, Mamou Playboys. Kohët e fundit Steve Riley me grupin e tij nxorrën albumin me titull "The Best of Steve Riley and The Mamou Playboys", që po debuton me shumë sukses mes amatorëve të muzikës.

"The Corner Post"

Kjo është kënga "The Corner Post", që u incizua për herë të parë në albumin e vitit 1993 të grupit "Trace of Time", dhe që është zgjedhur edhe për koleksionin prej dy kompakt disqesh të krijimtarisë më të mirë të Steve Riley-it dhe grupit të tij Mamou Playboys.

Megjithëse Steve Riley ishte vetëm 19 vjeç kur formoi grupin The Mamou Playboys në vitin 1988, ai u përqendrua tek muzika tradicionale Cajun dhe iu përmbajt asaj me besnikëri. E kësaj natyre është kënga e tij e asaj periudhe "Katherine" si dhumë këngë të tjera të interpretuara nga Steve Riley dhe grupi i tij.

"Katherine"

Steve Riley u rrit në Mamou të Luizianës, një qytet ku flitet ende frëngjisht nëpër rrugë dhe çdokush luan muzikë. Në vitin 1990, kur grupi përgatiti albumin e tij "Pine Point". Të dëgjojmë tani këngën e titullit të albumit, që gjendet edhe në koleksionin "The Best of Steve Riley and The Mamou Playboys."

"La Pointe aux Pins/Pine Point"

Në koleksionin "The Best of Steve Riley and The Mamou Playboys", përfshihen edhe tri këngë që nuk janë incizuar më parë, mes 28 këngëve të tij, që kjo bandë incizoi gjatë dy dekadave të fundit. Rreth gjysma e tyre janë këngë me vokalistë, ndësa të tjerat pjesë instrumentale si "Lovers' Waltz".

"Lovers' Waltz"

XS
SM
MD
LG