Dhjetë vjet më parë, Eric dhe Leigh Gibson ishin këngëtarët më të ndjekur në blugras. Në vitin 1998, Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës Blugra i emëroi ata "Artistët në formim të vitit".
Më
pas Vëllezërit Gibson ndryshuan drejtim, duke iu kushtuar muzikës kantri para se
t'i ktheheshin përsëri blugrasit në vitin 2004 me albumin e tyre
"Bonafide", që u prit shumë mirë nga publiku.
Kohët e fundit ata kanë nxjerrë albumin
"Iron and Diamond", nga i cili kemi zgjedhur këngën me të njejtin
titull.
The Gibson Brothers: "Iron and Diamonds"
Shtatë nga 12 këngët e këtij albumi, përfshirë edhe atë të titullit
"Iron and Diamonds", janë kompozime origjinale të Vëllezërve
Gibson. Këngët e tjera janë kompozime
të Roger Millerit, Julie Millerit dhe Tom Petty-t. Ndërsa kompozitori i këngës "The Other Side of Town"
është Steve Earle me një
stil shumë të ngjashëm me atë të Eric ose Leigh
Gibson-it.
The Gibson Brothers: "The Other Side of Town"
Shumë kush mund të mendojë se këto yje të blugrasit u ritën në shtetet e jugut amerikan, si Kentucky apo Virginia, por në fakt ata u rritën në fermën e familjes në zonën veriore të New Yorkut, pranë kufirit me Kanadanë. Ata ia atribuojnë prindërve të tyre pasion për muzikë, që i edukuan ta donin atë.
Në grupin e Vëllezërve Gibson bëjnë pjesë edhe Mike Barber që luan në bas, Clayton Campbell në violinë dhe Rick Hayes në mandolinë. Grupi ka një program shumë të ngjeshur aktivitetesh, përfshirë edhe pjesëmarrjen në disa nga festivalet më prestigjiozë të Amerikës së Veriut. Të dëgjojmë edhe një herë Vëllezërit Gibson me këngën "Lonely Me, Lonely You" nga albumi "Iron and Diamonds".The Gibson Brothers: "Lonely Me, Lonely You"