Një zyrtar i lartë evropian për të drejtat e njeriut thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të mbrojtur gratë, fëmijët, pakicat etnike dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.
Thomas Hammarberg, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut shprehej sot në një raport se sistemit të drejtësisë i mungojnë strukturat e duhura për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
I dërguari suedez tha se megjithëse Tirana ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, disa fusha kanë nevojë për më shumë vëmendje, veçanërisht gjendja e romëve. Ai përmendi gjithashtu shkallën e lartë të dhunës në familje dhe kushtet e papranueshme në burgje.
Në raport bëhen rekomandime
për përmirësimin e arsimit për grupet që janë në dizavantazh, për shtimin e
përfaqësimit të grave në parlament si edhe ndihmë për viktimat, mes masave që
do të kontribuonin për të përmirësuar gjendjen. //ii