Gnarls Barkley është emri i një grupi me dy
këngëtarë, Danger Mouse dhe Cee-Lo Green.
Në 2006, kënga e tyre "Crazy" u bë një nga këngët më popullore
të vitit. Albumi i tyre i ri me titull "The Odd Couple"
është i mbushur me këngë energjike, që shprehin dhimbjen dhe konfliktin.
"Going On"
Kjo ishte kënga "Going On", tipike për muzikën e Gnarls Barkley-it, një kombinim i muzikës spirituale dhe tingujve elektronikë, interpretuar nga Cee-Lo Green. Danger Mouse, emri i të cilit është Brian Burton, kompozon muzikën dhe aranxhon interpretimin. Që të dy kishin patur karierë të sukseshme muzikore para se të krijonin sëbashku grupin Gnarls Barkley.
Danger Mouse njihet për albumin e tij jo zyrtar me titull "The Gray Album". Ai është një kombinim i muzikës së kompleksit britanik Beatles dhe repistit Jay-Z. Albumi konsiderohet i paligjshëm pasi Mouse nuk kishte marrë leje për të përdorur disa nga këngët. Megjithatë ai shënoi një sukses shumë të madh.
Albumi i ri i Gnarls
Barkley-it "The Odd Couple", doli në qarkullim në fund të muajit
mars. "Who's Gonna Save My
Soul" është një prej këngëve të këtij albumi.
"Who's Gonna Save My Soul"
Shfaqjet e Gnarls Barkley-it ndiqen me shumë interes. Ata interpretojnë me muzikantë të ndryshëm dhe shpesh i sheh me veshje jo të zakonta.
Në 2006, për shembull, ata
dhanë shfaqje në Festivalin e Muzikës dhe Artit në Coachella Valley dhe Gnarls Barkley dhe muzikantët e tjerë ishin
veshur si personazhet e filmit
"The Wizard of Oz".
Vimë kështu në fund të këtij emisioni, të dashur dëgjues, me këngën "Run", të Gnarls
Barkley-it. Duke ju falenderuar për
vemendjen, nga Zëri i Ameriës, ditën e mirë.
"Run"