Inxhinierët në agjencinë amerikane të hapësirës thanë se një objekt që u shkëput nga anija "Discovery" sot është një copë metalike, që nuk do të ndikojë në zbritjen e anijes në Tokë, të planifikuar për nesër.
Astronautët në bordin e "Discovery"-t dalluan një objekt rreth 30 deri në 45 centimetra, gjatë provave rutinë në sistemet e kontrollit të anijes dhe elikat komanduese. Nasa njoftoi se ekuipazhi pa gjithashtu një deformim në mekanizmin drejtues.
Ekspertët thanë se deformimi në timon mund të jetë pjesë e një shtrese izoluese të anijes. Megjithatë, zyrtarët e Nasës thanë se zona në pjesën e pasme të anijes nuk ndikohet shumë nga temperaturat e larta gjatë hyrjes në Tokë.//lk