Në Shtetet e Bashkuara ndodhet për një vizitë Kryetari i Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, Gazmend Luboteni. Zoti Luboteni ishte i ftuar për një intervistë në programin televiziv "Ditari. Ai tha mes të tjerash, se Euro do të vazhdojë të jetë njësia monetare e Kosovës, sepse ajo krijon fleksibilitetin e nevojshëm monetar për vendin.