Lidhje

Presidenti Bush takohet me udhëheqësit italianë në Romë


Presidenti Bush bisedoi në Romë me kryeministrin Silvio Berluskoni mbi programin bërthamor të Iranit, Irakun dhe rolin e Italisë në Afganistan. Presidenti i vlerësoi italianët për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në pika të nxehta të globit, si Afganistani, Kosova dhe Çadi.

Ai po ashtu, ritheksoi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mendojnë se të gjitha opsionet për zgjidhjen e krizës janë të hapura.

Zoti Bush tha se ai do të vepronte në përputhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit të ndaluarit e huaj që mbahen në Gjirin e Guantanamos në Kubë kanë të drejtë ta apelojnë vendimin para gjykatave amerikane. //ad//

XS
SM
MD
LG