Lidhje

Policia serbe arreston të dyshuarin për krime lufte, Stojan Zupljanin


Policia serbe arrestoi të dyshuarin për krime lufte, Stojan Zupljanin, një nga 4 serbët që kërkohen nga Gjykata e Hagës.

Një zëdhënës i Gjykatës Speciale serbe për Krime Lufte tha se autoritetet i arrestuan dy personat e akuzuar sot, në afërsi të Beogradit. Ai tha se i dyshuari do të dalë para gjykatës serbe dhe pastaj do të dërgohet në Hagë.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara ngriti aktpadi ndaj Stojan Zupljaninit, ish-komandant i polisicë serbo-boshnjake, në vitin 1999, nën akuzat për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë, gjatë luftës ballkanike. Zupljanin ka qenë ndihmës i afërt i një tjetër personi të dyshuar për krime, i cili kërkohet nga gjykata, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç.

Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Europian, Havier Solana dhe komisioneri për zgjerimin Olli Rehn e përshëndetën lajmin e arrestimit. Lajmi u përshëndet edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.//lk

XS
SM
MD
LG