Lidhje

Kompania Tojota prodhon makinën ekonomike pa karburant


Kompania japoneze Tojota, thotë se ka prodhuar një makinë të re, e cila bën qindra kilometra, pa konsumuar karburant. Motori i kësaj makine punon me hidrogjen dhe mund të përshkojë 830 kilometra me një mbushje të vetme serbatori, një shifër kjo shumë më e avancuar se modeli i mëparshëm FCHV, që përshkonte 330 km me një mbushje.

Zyrtarët e Tojotës thonë se e kanë rritur 25 për qind efikasitein e lëndës djegëse, në saje të përmirësimeve të sistemit të frenimit, si dhe ndryshime të tjera.

Tojota thotë se makina e re me hidrogjen mund të ndizet dhe të ecë edhe në temperatura tepër të ulëta, minus 30 gradë Celsius. Shumë nga kompanitë e automobilëve po përpiqen të prodhojnë makina me hidrogjen, si një alterantivë për makinat me benzinë, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit dhe të ndryshimeve klimatike.

Makinat me hidrogjen lëshojnë vetëm ujë, në vend të gazrave të dëmshme, kur hidrogjeni bashkohet në ajër me oksigjenin. //ii

XS
SM
MD
LG