Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers deklaroi në Shkodër, se bashkëjetesa ndërfetare është një mesazh shumë i rëndësishëm, që Shkodra jep jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e tjera. Ambasadori Uidhers nuk pranoi të komentonte rreth zhvillimeve të fundit politike në kryeqytet, duke theksuar në çdo takim të zhvilluar rëndësinë e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit për shoqërine shqiptare.