Lidhje

Bruksel: Policia përleshet me protestuesit ndaj rritjes së çmimeve


Në Bruksel, policia është përleshur me qindra peshkatarë, që kishin dalë për të demonstruar para zyrave të Bashkimit Evropian, kundër çmimeve të larta të karburantit.

Në pamjet e transmetuara nga media shihen protestues duke hedhur gurë dhe fishezjarre në drejtim të policisë, ndërsa disa të tjerë, duke qëlluar me flakëhedhëse dritaret e zyrave të BE-së.

Protestat e peshkatarëve, kamionistëve dhe fermerëve filluan muajin e kaluar në shumë qytete evropiane, me kërkesën që qeveritë përkatëse të japin kompensime për çmimet e larta të karburantit, që sipas protestuesve po kërcënojnë nivelin e tyre të jetesës. Udhëheqësit e BE-së e kanë vënë këtë çështje në krye të rendit të ditës për takimin e tyre dy ditor më 19 qershor.//lk

XS
SM
MD
LG