Në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit dje, përfaqësuesi i Gjerogjisë tha se vendi i tij ka pezulluar fluturimet e avionëve pa pilot mbi hapësirën ajrore të rajonit separatist të Abkazisë.
Këshilli i Sigurimit u mblodh për të diskutuar çështjen me kërkesë së Gjeogjisë, e cila pretendon se një avion reaktiv rus goditi dhe rëzoi një avion pa pilot që fluturonte mbi Abkazi më 20 prill.
Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në Gjeorgji arriti në të njejtin përfundim në raportin e tij në fillim të javës. Rusia nuk pranon ta ketë rëzuar aeroplanin pa pilot. Në raport kritikohet gjithashtu Gjeorgjia, pasi fluturimi i avionëve të vëzhgimit është i ndaluar në bazë të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1994 mes Moskës dhe Tbilisit.
Ambasadori i Gjeorgjisë në Kombet e Bashkuara, Irakli Alasania, thotë se Tbilisi i ndërpreu fluturimet e zbulimit pas publikimit të raportit, por nuk do të hezitojë t’i rifillojë fluturimit nëse kërcënohet.
"Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të përdorim këto aftësi ushtarake, në qoftë se shohim përsëri ndonjë rrezik në rajon, për të mbledhur të dhëna të domosdoshme që të shmangim provokime ushtarake të këtij lloji në të ardhmen. Në këto kushte, që nga publikimi i raportit, ne i ndalëm fluturimet e avionëve pa pilot në rajon”.
Abkazia njihet si pjesë e Gjeorgjisë, por marrëdhëniet e saj me Tbilisin kanë qënë të acaruara që kur separatistët abkazë dëbuan forcat gjeorgjiane nga rajoni në vitet 90-të. Për të zgjidhur këtë konflikit, tha zoti Alasania, Rusia duhet të ndërpresë mbështetjen e saj për këtë rajon separatist dhe të ndalë përqendrimin e trupave dhe mjeteve ushtarake në Abkazi.
Rusia këmbëngul se nuk ka asnjë përgjegjësi për rëzimin e avionit pa pilot dhe thotë se përgjegjësia për këtë bie mbi separatistët abkazë. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Churkin, tha se raporti i Kombeve të Bashkuara përmban pasaktësi dhe se Moska kërkon tani të bëjë hetimet e veta, duke thirrur edhe ekspertë të huaj.
"Për shembull, raporti nuk përmban të dhëna nëse avioni që goditi hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë nga Federata Ruse. Raporti nuk përmban asnjë informacion nëse ka patur ndonjë komunikim mes pilotit të avionit bombardues dhe kullës së kontrollit në tokë. Për më tepër, ekspertët më thonë se është praktikisht e pamundur që të rëzohet një avion pa pilot, duke u goditur me raketë nga një avion luftarak pa patur më parë komunikim mes pilotit dhe kullës së kontollit në tokë. Pra diçka nuk shkon në gjithë këtë histori”.
Rusia ka kërkuar që në takimin e ardhëshëm të Këshillit të Sigurimit në muajin korrik, ku do të merret përsëri në shqyrtim kjo çështje, të ndodhen edhe përfaqësues të Abkazisë. wants representatives of Abkhazia to be present at the next meeting on the issue in July. //iç//