Lidhje

Shefi i CIA thotë se Shtetet e Bashkuara po fitojnë ndaj Al-Kaidës


Drejtori i Agjencisë Amerikane të Zbulimit, CIA-s, thotë se Al Kaida po e humb ndikimin në Lindjen e Mesme dhe ka kaluar tani në pozita mbrojtëse në vende të tjera të botës.

Michael Hayden tha në një intervistë për gazetën Washington Post, se udhëheqësi i Al Kaidës, Osama Bin Laden, po e humb aftësinë për ta shfrytëzuar luftën në Irak për rekrutimin e një numri më të madh anëtarësh.

Një studim i CIA-s dy vjet më parë, arrinte në përfundimin se lufta ishte bërë një instrument propagande dhe marketingu për grupin terrorist. Zoti Hayden paralajmëron se Al Kaida vazhdon të përbëjë kërcënim serioz, por shtoi se ajo po pëson humbje të rëndësishme në Irak dhe në Arabinë Saudite. Ai tha se pjesa më e madhe botës myslimane e ka hedhur poshtë këtë formë radike të islamizmit.

Shefi i zbulimit tha po ashtu, se është arritur sukses në luftën ndaj qendrave të rrjetit terrorist në rajonet fisnore përgjatë kufirit mes Afgansitanit dhe Pakistanit. Zoti Hayden tha se Irani po e minon përparimin në Irak, përmes “politikave të ndjekura nga Teherani për të krijuar kushtet për vrasjen e amerikanëve dhe forcave të tjera të koalicionit”. //rd//

XS
SM
MD
LG