Lidhje

Gjeorgjia në zgjedhjet parlamentare


Votuesit në Gjeorgji hedhin nesër votat e tyre në zgjedhjet parlamentare, 4 muaj pas zgjedhjes së Presidentit Mihail Sakashvili, në votimet që u cilësuan nga kritikët si të karakterizuara nga mangësitë.

Lëvizja e Unitetit Kombëtar e Presidentit pritet të fitojë të paktën shumicën në Parlamentin prej 150 vendesh. Por analistët thonë se gjeorgjianët vazhdojnë të mos kenë besim tek procesi elektoral, pas disa javë trazirash dhe masave shtypëse të qeverisë ndaj protestuesve në Tbilisi, para zgjedhjeve presidenciale të janarit.

Presidenti kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve paralamentare si reagim ndaj dhunës. Vëzhguesit e OSBE-së në mars kërkuan që Gjeorgjia t'i përmirësojë procedurat zgjedhore, mes tyre edhe numërimin e votave, pasqyrimin e zgjedhjeve dhe publikimin e rezultateve.

Por vëzhguesi politik Ramaz Sakvarelidze i tha Zërit të Amerikës se reformat nuk kanë qenë thelbësore. Ai tha po ashtu se opozita vazhdon ta akuzojë qeverinë për manipuli të listave të votuesve. //rd//

XS
SM
MD
LG