Lidhje

Demokratët votojnë në Kentaki dhe Oregon


Në Shtetet e Bashkuara, sot po zhvillohen zgjedhjet paraprake në shtetet e Kentakit dhe Oregonit, ku kandidatët demokratë Barak Obama dhe Hillari Klinton vazhdojnë garën për të siguruar emërimin e partisë së tyre.

Anketimet tregojnë se zonja Kinton udhëheq garën në Kentaki, ndërsa zoti Obama ka një pozitë më të fortë në Oregon. Pas numërimit të votave, zoti Obama pritet të ketë shumicën mes delegatëve të deklaruar. Pikërisht numri i delegatëve do të jetë faktori përcaktues për kandidatin që do të sigurojë emërimin e partisë demokrate.

Zonja Klinton, po ashtu është prapa zotit Obama në garën për të ashtuquajturit super-delegatët, që janë zyrtarë të partisë dhe zyrtarë të zgjedhur, të cilët janë të lirë të votojnë për secilin nga kandidatët në Konventën e Partisë Demokrate.

Por zonja Klinton këmbëngul se gara nuk ka përfunduar. Në një letër dërguar shtypit, zyrtarët e fushatës së zonjës Klinton thonë se çdo përpjekje nga zoti Obama për të deklaruar fitoren pas votimeve të sotme, do të jetë sipas fjalëve të tyre, “një shuplakë në fytyrën “e përkrahësve të zonjës Klinton”. Senatori Obama kohët e fundit është përqendruar tek zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, përballë rivalit të tij në Partinë Republikane, Xhon McCain. //rd//

XS
SM
MD
LG