Lidhje

Festivali Merle 2008


Në javën e fundit të prillit, rreth 80 mijë njerëz që nga Japonia, Australia, e deri tek Gjermania u mbodhën në qytetin Wilkesboro të Karolinës së Veriut për Festivalin Merle, që ka marë emrin MerleFest, e që mbahet çdo vit në kujtimin të Merle Watson-it dhe për të shprehur respektin dhe dashurinë për babanë e tij Doc. Në këtë festival vinë muzikantë të tillë të shquar si Bela Fleck, Marty Stuart dhe Levon Helm.

Fitusi i çmimit Grammy, këngëtari dhe kompozitori Jim Lauderdale, ishte mes më shumë se 100 artistëve që dhanë shfaqje në 14 skenat e MerleFest në kompleksin e kolegjit të Wilkes-it. Kjo është kënga e tij "This is the Last Time I'm Ever Going to Hurt":

Jim Lauderdale: "This is the Last Time I'm Ever Going to Hurt"

Por çfarë është e veçanta e këtij festivali? Përse njerëzit flasin me kaq pasion për të? Dhe përse është kaq i admiruar Doc Watson?" Sepse, thotë Jim Lauderdale, ai është arkitekti i atij stili të muzikës për kitarë që ka influencuar artistë të famshëm si Clarence White, Tony Rice dhe Jerry Garcia. Dhe tani Doc Watson duke luajtur "Doc's Guitar":

Doc Watson: "Doc's Guitar"

Doc dhe i biri, Merle Watson, kishin dhënë shfaqje dhe kishin incizuar së bashku pjesë të ndryshme për 20 vjet, duke fituar edhe 4 çmime Grammy, para se një aksident tragjik në fermë i dha fund partneritetit të tyre. Festivali i parë Merle u mbajt dy vjet më vonë, për të nderuar kujtimin e Watson-it të ri.

Ndryshe nga shumë festivale, MerleFest është aktivitet jo-fitim prurës, por ai ka ndihmuar për të grumbulluar fonde për të përmirësuar mjediset e kolegjit dhe për bursa. Tish Hinojosa mori pjesë këtë vit për të tretën herë në këtë festival dhe këndoi këngën “Atlantico”. Ta dëgjojmë:

Tish Hinojosa: "Atlantico"

Që kur u largua nga Teksasi për t’u vendosur në Gjermani, kjo ishte hera e parë që Tish Hinojosa vinte në MerleFest dhe si shumë artistë të tjerë ajo thotë se një nga interpretimet e shumëpritura të saj ishte të shikonte 85-vjeçarin Doc Watson të luante në kitarë.

Vetë Doc Watsoni asnjëherë nuk pranon të thotë se kush është artisti i tij i preferuar, por ai thotë se gjithmonë i pëlqen takimi me bandën Frosty Morn me të cilën jepte shfaqje i biri, Merle.

Ky grup tashmë është shpërndarë, por mblidhet për të dhënë shfaqje vetëm në MerleFest. Ja kënga e tij "Walking in Jerusalem”.

Frosty Morn: "Walking in Jerusalem”

//iç//

XS
SM
MD
LG