Presidenti pro evropian i Serbisë e ka quajtur partinë socialiste të ish presidentit Sllobodan Millosheviç një partner plotësisht të pranueshëm koalicioni për përkrahësit e tij.
Presidenti Tadiç në një deklaratë tha se të dy grupimet politike kanë ideale të përbashkëta të Internacionales Socialiste dhe që të dyja kanë bërë thirrje për reforma sociale dhe krijimin e një sistemi të drejtësisë sociale të barabartë për të gjithë. Ai shprehu bindjen se shumica e serbëve përkrahin anëtarsimin në Bashkimin Evropian.
Zoti Tadiç i bëri këto komente ndërkohë që parti të ndryshme në Serbi po diskutojnë për formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Udhëheqësi i Partisë Socialiste Ivica Daçiç u takua të mërkurën me kryeministrin në largim Vojisllav Koshtunica për bisedime rreth një koalicioni të mundshëm.
Zoti Koshtunica dhe udhëheqësi i Partisë Radikale Tomisllav Nikoliç ranë dakord të martën për objektivat për një bashkqeverisje të mundshme. Në këto objektiva përfshihet edhe që Kosova të mbetet në Serbi megjithë shpalljen nga kjo e fundit të pavarësisë në muajin shkurt. //bsa//