Qeveria e Irakut thotë se forcat e saj kanë arrestuar udhëheqësin e al-Kaidës në Irak.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendëshme tha në televizionin irakian dje se forcat e Irakut kishin kapur Abu Ajub al-Masrin gjatë një bastisjeje në qytetin verior të Mosulit. Ai tha se al-Masri ishte paraqitur në polici me emrin Abu Hamza al-Muhaxhir.
Si qeveria e Irakut ashtu edhe ushtria amerikane thanë se vazhdojnë ta hetojnë çështjen. Al-Masri mori komandën e al-Kaidës në Irak nga Abu Musab al-Zarkaui pasi ekstremisti jordanez u vra në sulmet e aviacionit amerikan në qershor të vitit 2006.
Forcat irakiane njoftuan në maj të vitit të kaluar se al-Masri ishte vrarë në luftime në veri të Bagdadit. Por al-Kaida në Irak e kundërshtoi atë njoftim duke publikuar një audio kasetë me zërin e ekstremistit të lindur në Egjipt. //iç//